​Armenët “përlajnë” Vjenën me Ankaranë

TË FUNDIT

(23.50)Deklarata e gjashtë partive parlamentare të Austrisë me të cilën dënohet gjenocidi ndaj armenëve ka shkaktuar krizë të rëndë diplomatike në mes Vjenës dhe Ankarasë.

Qeveria turke ka ftuar ambasadorin turk në Austri Mehmet Hasan Gegis për konsultime në Ankara.

Ky është vetëm hapi i parë i reagimit të Turqisë ka thënë Gegis në një deklaratë për të përditshmen vjeneze “Presse”

Parlamenti i Austrisë sot ka nderuar viktimat e gjenocidit para 100 viteve gjatë të cilave 1.5 milionë armenë janë vrarë gjatë sundimit të Perandorisë Osmane.

Kryetarja e Kuvendit Doris Bures tha se deklarata e partive parlamentare duhet të kontribuojë në pajtimin midis Armenisë dhe Turqisë .

Në një deklaratë të shefave të grupeve parlamentare masakra ndaj armenëve është karakterizuar në mënyrë eksplicite si gjenocid.

Kritika të ashpra për këtë deklaratë kanë ardhur nga ana e shoqërive dhe klube turke në Austri.

“Askush nuk ka për qëllim të mohojë të kaluarën. Megjithatë nuk guxon që “rrëfimi armen” të paraqitet si një e vërtetë e vetme. Ngjarjet e vitit 1915 që karakterizohen si gjenocid nuk ka asnjë bazë historike ose ligjore”, thuhet në deklaratën e klubeve turke.