Forcat ukrainase kanë goditur një fshat afër kufirit të Rusisë, duke plagosur një banor, citohet të ketë thënë guvernatori i provincës ruse të Belgorodit nga agjencia e lajmeve Reuters.
Ngjarja në fshatin Golovchino u raportua nga guvernatori Vyacheslav Gladkov në aplikacionin e mesazheve Telegram, raporton Reuters.
Nuk është e qartë se cila ishte natyra e sulmit, artileri, mortaja, raketa apo sulm ajror.
