Zyrtarët e lartë rusë dhe amerikanë takohen këtë të hënë në Gjenevë për bisedime të sigurisë së niveleve të larta.
Të dy palët ranë dakord për nisjen e bisedimeve pas vendosjes së ushtrisë ruse pranë kufirit me Ukrainën lindore.
SHBA i ka kërkuar presidentit rus Vladimir Putini të zgjedhë mes dialogut dhe konfrontimit.
Rusia këmbëngul në zotimin se Ukraina nuk do të bëhet kurrë anëtare e NATO-s.
“Janë amerikanët ata që duhet të përgatiten për të arritur një kompromis. Pala ruse erdhi me një qëndrim të qartë që përmban një numër elementësh që, për mendimin tim, janë të kuptueshëm dhe janë formuluar qartë, dhe devijimi nga qasjet tona thjesht nuk është i mundur,” – deklaroi zv. ministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov.
Më herët Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, paralajmëroi për “pasoja masive” nëse Moska e riforconte agresionin e saj ndaj Ukrainës.
Rusia ka 100 mijë trupa të pozicionuara pranë Ukrainës, ndërsa Kiev ka përgatitur ushtrinë rezervë në anën e saj të kufirit.
Administrata Biden këmbëngul se e drejta e shteteve sovrane për të aplikuar për anëtarësim në NATO nuk është e negociueshme. Uashingtoni ka thënë se nuk pret ndonjë zhvillim në Gjenevë ose gjatë bisedimeve në Bruksel.
Gjatë javës në Vjenë ka edhe një takim të Këshillit të NATO dh Rusisë, por edhe aty priten pak arritje.
