Zyrtare, Ronaldo është rikthyer në Manchester United

TË FUNDIT

Cristiano Ronaldo, zyrtarisht është rikthyer në Manchester United dhe lajmi u bë i ditur përmes një postimi në Twitter, nga faqja zyrtare e Manchester United.

Marrëveshja mes dy ekipeve, Juventus dhe Manchester United është arritur.

“Manchester United ka kënaqësinë t’ua konfirmoj se klubi ka arritur marrëveshjen me Juventusin për transferin e Cristiano Ronaldos”, bëhet e ditur në një njoftim të MU.

Kujtojmë se, në paraqitjet e para të Manchester United, ka shënuar gjithsej 118 gola në 292 ndeshje./21Media