Skuadra e Borussia Dortmund para pak çastesh ka lajmëruar trajnerin e ri, që në korrik do të zëvendësojë trajnerin aktual, Jurgen Klopp.
Ai është Thomas Tuchel, që së fundmi ka qenë trajner i skuadrës Mainz 05.
Edhe Klopp është bërë trajner i Dortmundit pasi ka qenë menaxher i Mainzit.
41-vjeçari Tuchel ka qenë për 5 vite trajner i Mainzit dhe do të zëvendësojë Kloppin në korrik, transmeton Koha.net.
Javën e kaluar, Jurgen Klopp kishte lajmëruar dorëheqjen nga posti i menaxherit, pas dështimeve në këtë sezon.
