Kandidati për kryeministër i Bashkimit Demokratik për Integrim Naser Zyber gjatë ditës së sotme në zonën e lirë ekonomike në Tetovë është takuar me biznesmenë të këtij rajoni ku kanë diskutuar për problemet e tyre dhe mbështetjen që mund t’i japë qeveria e ardhshme në sferën e biznesit. Zyberi tha se kompanitë më shumë përballen me problemin e decentralizimit fiskal dhe tatimeve që qeveria ardhshme do të angazhohet në këtë aspekt.
“Patëm një takim me afarist të cilët operojnë në këtë regjion dhe shfrytëzuam rastin ti japin mbështetejenë tonë për ndërtim më të shpejtë të kapacitete të këtilla por edhe në përgjithësi biznesit dhe ti eliminojmë të gjitha barrierat qofshin ato ligjore administrative apo teknike për frymëmarrje më të letë të sektorit ekonomik”, tha kandidati për kryeministër, Naser Zyberi.
