Kandidati për Kryeministrin e parë shqiptar nga Bashkimi Demokratik për Integrim, Naser Zyberi, sot gjatë zhvillimit të aktiviteteve të fushatës parazgjedhore, e vizitoi një familje të re me të cilën bashkëbisedoi për problemet me të cilat ballafaqohen këto familje.
Gjatë bisedës, me një çift të ri bashkëshortor, siç njofton Zyra për informim e BDI-së, Zyberi potencoi se angazhimet e tyre për mbështetjen e çifteve të reja bashkëshortore dhe familjeve janë shumë serioze.
“Ne duhet t’i plasojmë idetë tona në drejtim të planeve për mbështetjen e të rinjve, respektivisht mbështetje për çiftet e reja deri në moshën 35 vjeçare, të cilët kërkojnë përkrahje më
serioze, saktësisht, për çiftet të cilat akoma nuk e kanë zgjidhur çështjen e banimit, të ju ofrojmë atyre ndihmë, me kredi pa interes deri në 20.000 euro”, tha Zyberi.
Midis tjerash, shtoi ai, gjithashtu parashihet edhe rrjeti i arsimit parashkollor i kopshteve për fëmijët të zhvillohet ende më shumë, për arsye se, siç tha, kemi mungesë në atë segment.
“Jo çdo kush mund ta sistemojë fëmijën e vet edhe në arsim parashkollor, e veçanërisht në çerdhe apo kopshte”, shtoi Zyberi./MIA
