Zvicra po heq disa nga masat restriktive

TË FUNDIT

Zvicra sot filloi t’i lehtësojë kufizimet e vendosura për shkak të Kovid-19, pasi nuk ishte e arsyeshme frika se lloji shumë infektues Omikon do ta rëndojë sistemin shëndetësor.

Nga mesnata hiqet karantina për personat për kontakt të të infektuarve me koronavirus, njoftoi Qeveria.

Autoritetet rekomandojnë se nëse është e mundur qytetarët të vazhdojnë të punojnë nga shtëpia. Megjithatë, mbetet kushti që njerëzit të cilët janë pozitivë në Kovid-19 të mbeten në izolim pesë ditë. Qeveria propozoi që të ndërpritet testimi dhe grumbullimi i të dhënave për udhëtarët të cilët vijnë nga jashtë të cilët nuk mund të dëshmojnë se janë vaksinuar ose se kanë kaluar Kovid-19.