Zvicër: Shpërthim i koronavirusit për shkak të një koncerti tradicional të këndimit

TË FUNDIT

Në Zvicër, një koncert tradicional i këndimit shkaktoi rritje masive të numrit të të infektuarve të rinj me koronavirus.

Në koncertin, në fund të muajit të kaluar në kantonin Shvic, morën pjesë rreth 600 persona, prej të cilëve është kërkuar të mbajnë distancë, por pa mbajtje të detyrueshme të maskës.

“Nëntë ditë pas koncertit, e kemi kuptuar se disa persona janë infektuar”, deklaroi organizatori Bit Henger për shërbimin publik zviceran RTS.

Të shtunën është konfirmuar se 94 persona të cilët ishin në koncert ishin pozitivë në virusin.

Kantoni Shvic është një nga vatrat me më shumë se 1.230 të infektuar.

Koncerti tradicional i këndimit është pjesë e traditës zvicerane, që është pjesë e përbashkët e identitetit të rajoneve të ndryshme kulturore të Zvicrës që nga shekulli i 19-të.