Zv. Kryeministri i parë Grubi: Pavarësia është barazi

TË FUNDIT

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për Sistem Politik dhe
Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi me rastin e shënimit të 8
Shtatorit, Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut ka
përgëzuar të gjithë qytetarët e vendit të cilët gjatë rrugëtimit 29
vjeçar të shtet ndërtimit dhe shtet konsolidimit, bashkë kanë mësuar se
të duash dhe mirëmbash paqen, lirinë, pavarësinë, stabilitetin,
zhvillimin ekonomik e shoqëror të shtetit tonë të përbashkët do të thotë
të duash, kujdesesh dhe mirëmbash një shoqëri të qytetarëve tërësisht të
barabartë.

Grubi gjithashtu gjatë kësaj date ka rikujtuar qytetarët e vendit se
barabarësia e plotë mes komuniteteve në të drejta, mundësi, përgjegjësi
dhe detyrime është themeli mbi të cilën kjo qeveri synon të ndërtojë të
ardhmen Evropiane të vendit pasi që barabarësia e plotë është shpirti i
lirisë dhe pavarësisë.

“Barabarësia e plotë është shpirti i lirisë dhe pavarësisë”, Gëzuar 8 Shtatori, Dita e Pavarësisë

“Barabarësia e plotë është shpirti i lirisë dhe pavarësisë”, Gëzuar 8 Shtatori, Dita e Pavarësisë“Целосната еднаквост е духот на слободата и независноста”, Честит 8 септември, Денот на независноста

Gepostet von Artan Grubi am Dienstag, 8. September 2020