Zudi Enuzi-Koka në Çair, Abush Islami në Tetovë! ASh zgjodhi kryetarë e degëve në disa komuna

TË FUNDIT

Aleanca për Shqiptarët gjatë ditës së djeshme ka zgjedhur disa kryetarë degësh, përcjell TV21. Zudi Enuzi Koka u zgjodh kryetar i degës së ASH- së në Çair.

Dega e Haraçinës mbajti Kuvendin në të cilën Skender Isufi u zgjodh Kryetar i Degës së Aleancës për Shqiptarët në Haraçinë, ndërkaq Izeir Memedi është zgjedhur Kryetar i Degës së Aleancës për Shqiptarët në Butel.

Rexhail Mahmudi është zgjedhur Kryetar i Degës së Aleancës për Shqiptarët dega Çuçer Sandevë, ndëra në Gazi Babë është zgjedhur kryetar dege Adnan Alija.

Profesor Abush Islami është zgjedhur Kryetar i Degës së Aleancës për Shqiptarët në Tetovë, ndërsa në Vrapçisht për kryetar dege u zgjodh Mr. Zulhajrat Demiri.

Denis Aliti u zgjodh Kryetar i Degës së Aleancës për Shqiptarët në Zhelinë, ndërsa Muhsin Arifi në Saraj.