Ish zv/kryeministri dhe ministri i financave në qeverinë e VMRO-DPMNE-së, e udhëhequr nga Nikolla Gruevski, Zoran Stavreski, përsëri është angazhuar në radhët e partisë opozitare.
VMRO-DPMNE njoftoi se Stavreski do të jetë pjesë e trupit të punës për ndjekjen e realizimit të projekteve të kryetarëve të komunave që ua kanë premtuar qytetarëve.
“Në trupin e punës të cilin do ta udhëheqë kryetari VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, do të marrin pjesë Zoran Stavreski dhe Oliver Shambevski”, kumtuan nga VMRO-DPMNE-ja.
Stavreski, i cili i është kumbar i Gruevskit, dha dorëheqje derisa VMRO-DPMNE ende ishte në pushtet, për siç u tha atëherë, arsye private, ndërsa deri më sot asnjëherë nuk ka dalë në publik. Shambevski ishte deputet i VMRO-DPMNE-së e pastaj ambasador i Maqedonisë së Veriut në Kinë./TV21
