Prindërit me fëmijë deri në moshën 3 vjeçare dhe gratë shtatzëna do të kenë vende të lira për parking në Shkup. Këtë e mundësoi projekti “Zona të sigurta familjare” me çka dërgohet mesazh për ngritjen e vetëdijes dhe kulturës në komunikacion. Ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski paralajmëroi se përveç në Shkup, zona të këtilla do të ketë edhe në qytetet e tjera në vend. Maqedonia është vendi i parë në Ballkan që do të realizojë një projekt të tillë.
“Të gjithë së bashku të punojmë për përmirësim të sigurisë në komunikacion, ngritje të vetëdijes publike dhe kulturës gjatë vozitjes së automjeteve në shtet. Është me rëndësi që ky projekt është drejtuar ndaj mbrojtjes së grupeve të ndjeshme, përkatësisht fëmijët që marrin pjesë në komunikacion dhe gratë shtatzëna të cilat po ashtu marrin pjesë në komunikacion dhe përmes këtij projekti dërgohet një mesazh i fuqishëm për mbrojtje të këtyre kategorive, gratë dhe fëmijët deri në moshën 3 vjeçare. Ky projekt mundëson përcaktim të zonave të sigurta familjare për parking”, deklaroi Oliver Spasovski – Ministër i Punëve të Brendshme.
