Shkëndija mëson orarin dhe gjyqtarët! UEFA publikon detajet për ndeshjet me Hibernianin

TË FUNDIT

UEFA ka publikuar detajet për dy ndeshjet e raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës, ku Shkëndija do të përballet me ekipin skocez Hibernian. Ndeshja e parë do të luhet në transfertë më 6 gusht 2026, me fillim në ora 21:00 sipas kohës së Evropës Qendrore.
Drejtësinë në këtë takim do ta ndajnë gjyqtarë nga Qipro, me Antoniou Menelaos si arbitër kryesor. Një javë më vonë, më 13 gusht 2026, do të zhvillohet ndeshja e kthimit në Arenën “Todor Proeski” në Shkup, me fillim në ora 20:00. Arbitër kryesor i kësaj sfide do të jetë Bulat Sarijev nga Kazakistani.