Zjarrvënie në kohë të zjarrtë politike? Grubi: Sulme qyqare dhe tinëzare, i kërkoj falje shokut dhe fqinjëve

TË FUNDIT

Ndonëse nuk është pronë në emër të tij, kjo është makina e zëvendëskryeministrit të parë Artan Grubi, të cilës iu vu flaka mëngjesin e hershëm të 22 korrikut.

 

Nuk ishte djegur e gjitha, por vetëm pjesa e përparme dhe poshtë makinës, e cila kishte qenë e parkutr në rrugën ku banon zëvendëskryeministri.

 

Sipas MPB-së, figuron të pronësi të një personi me iniciale B.L.

 

Sot (22.07.2023) në SPB Shkup është denoncuar se rreth orës 03:30 në rrugën “Strumiçka” është shkaktuar zjarr në veturën “Audi” me targa të Shkupit, në pronësi dhe e parkuar nga B.L (35) nga Shkupi. Zjarri është shuar, persona të lënduar nuk ka, ndërsa inspektim po kryen ekip inspektues i SPB Shkup.”- thanë nga MPB

 

TV21 ka mësuar se kjo makinë e tipit Audi A6, tashmë gjatë kohë është ngarë nga Grubi si mjet privat.

 

Këtë e la të kuptohet edhe vetë zëvendëskryeministri kur shkroi për ngjarjen në Facebook, duke i kërkuar ndjesë një miku.

 

I kërkoj ndjesë të gjithë fqinjëve të mi në lagjen tonë për shqetësimin e madh që e përjetuan mbrëmë para ndërtesës ku jetoj, për arsye të profesionit tim. I kërkoj ndjesë edhe shokut tim dhe familjes së tij për dëmin e shkaktuar vetëm për arsye të profesionit tim.”- shkruan Artan Grubi, Zv/Kryeministër i Parë.

 

 

Sipas listës anketuese që e ka paraqitur Komisioni Antikorrupsion, Grubi ka deklaruar posedon vetëm një veturë të tipit Citroen Xsara, me vlerë prej 1000 eurove.

 

A nga aspekti politik, kjo zjarrvënie po bëhet në kohë mjaft të zjarrtë për integristët e Shkupit, më konkretisht Çairit.

Grubi flet për veprime qyqare dhe tinëzare.

 

“Kërcënimet e vazhdueshme dhe sulmet e njëpasnjëshme i konsideroj si qyqare dhe tinzare, por unë nuk e kam ndërmend të ndalem dhe të zbrapsem nga puna dhe realizimi i pritshmërive të qytetarëve.”- shkruan më tej shkruan Artan Grubi, Zv/Kryeministër i Parë.

 

 

Siç ka raportuar gazeta Koha, dy persona të maskuar me një veturë “pikap” i kanë hedhur benzinë veturës dhe më pas e kanë djegur.