Zja*rri përfshin malin në Zhelinë! Sejdiu: Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

TË FUNDIT

Zjarri përfshiu një pjesë të malit pranë fshatit Zhelinë rreth orës 13:15. Në terren ndërhynë ekipet e zjarrfikësve nga Tetova dhe Shkupi, Qendra për Menaxhim me Kriza si dhe një helikopter. Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, deklaroi se dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme dhe pret që autorët të përballen me drejtësinë.


“Në bazë drejtorit dhe në bazë të informacioneve tona dhe në bazë të zjarrfikësve, janë hasur këtu tre goma të ndezura që dyshohet se janë hedhur qëllimisht. Jemi duke punuar me prokurorinë dhe me policinë e Tetovës që të gjejmë autorët e kësaj vepre të shëmtuar që mundohen të defokusojnë gjithë situatën dhe opinionin, por mbi gjitha këto dëmtime të disa pronave, tokave dhe pishat që i kemi këtu. Kushdo qoftë, do të mundohemi që të del para drejtësisë dhe të përgjigjet në mënyrë maksimale që kësi raste të mos na ndodhin më”, tha Sejdiu.

“E tha edhe kryetari, faktori njeri tani është ajo që është. Nuk rrezikohen vendbanimet nga zjarri. Bashkë me kryetarin, me ekipet do të shuhet.
Sa është e rrezikuar pjesa e Jerebinës, kemi një kazermë aty?
Momentalisht nuk është e rrezikuar, kemi 30 ushtar kemi dhe zjarrfikësit që kujdesen zjarri të mos arrijë deri atje”, tha Muhamet Ali, drejtor në Qendrën për Menaxhim me Kriza.

Me ndezjen e zjarrit rruga rajonale Tetovë-Shkup dhe anasjelltas ishte e bllokuar. Pjesa e cila u përfshi nga zjarri nuk ka objekte të banuara, ndërsa për shkak të terrenit të vështirë shuarja e zjarrit ishte e vështirë.