Zjarri mbi Saraj është specifik, rrënjët nën tokë vazhdojnë të digjen, prandaj vazhdimisht shpërthen zjarr

TË FUNDIT

Ende është aktiv zjarri në komunën e Sarajit, mbi fshatrat Bukoviç dhe Rahoviç. Bëhet fjalë për teren të paarritshëm ku po veprohet me dy helikopterë të Armatës që të shuhet, informojnë nga Drejtoria për Menaxhim me Kriza. Po ashtu ende është aktiv edhe zjarri në Berovë, në Negotinë dhe Demir Kapi, ndërsa është lokalizuar zjarri në fshatin Divljë, në Petrovec.

Njësia Territoriale Zjarrfikëse në Vinicë informoi se zjarri në deponinë e qytetit është lokalizuar, por ende digjet. Në konferencën e mëngjesit, Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov theksoi se zjarri që disa ditë po digjet në Komunën e Sarajit është specifik, për shkak se pasi ta shuajnë, nën tokë vazhdojnë të digjen rrënjët e druve që në disa vende të caktuara përsëri të shpërthen flaka.

“Pikërisht për këto shkaqe, për nesër janë dakorduar 30 pjesëtarë të Njësitit Special me pajisje adekuate të shoqëruar nga ekspertët francezë, por edhe me katër francezë të cilët punojnë me dronë specialë për zjarre me kamera termale të cilat mund ta zbulojnë edhe zjarrin i cili është nën tokë, duhet t’i gjejmë me qëllim që të gjenden këto pika të nxehta të cilat janë të padukshme nga helikopteri”, tha Angellov./TV21