Zjarri djeg pullazin e romëve në Plemetin

TË FUNDIT

Një zjarr ka përfshirë pullazin e ndërtesës kolektive të romëve në fshatin Plemetin të Obiliqit, duke djegur në tërësi pullazin. Kurse, të dyshuar të mundshëm të zjarrvënies janë raportuar dy persona të komunitetit rom.

Sipas Policisë, zjarri është lokalizuar nga njësiti i zjarrfikësve. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar dhe përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

“Vendit të ngjarjes i janë përgjigjur njësitet përkatëse policore, ndërsa të dyshuar të mundshëm të zjarrvënies janë raportuar dy të dyshuar meshkuj K-rom. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.