Këta janë zjarrfikësit e rinj të Tetovës.
Pasi u pranuan në punë, tani po kryejnë trajnime intensive për luftë kundër zjarreve, ndërhyrje në raste vërshimesh, aksidentesh trafiku ose fatkeqësi të tjera.
Mes zjarrfikësve të rinj janë edhe Avniu dhe Valzoni
Kemi filluar me atë si bëhet lidhja e gypave, lëshimi i gypave, çfarë duhet të ketë një zjarrfikës apo një ekip zjarrfikësish për të marrë pjesë në aksion. Sot është dita e 16 dhe jemi të kënaqur me instruktorët që na trajtojnë. Jemi trajnuar në ndeshjet e komunikacionit, si duhet trajtohet. Jemi trajnuar për intervenime në zjarre të hapura, nëpër shtëpi, nëpër banesa, ngjitjen në shkallë në ndërtesa të larta deri në 15 metra- deklaroi Valzon Osmani, zjarrfikës.
“Kemi bërë trajnime për shuarjen e zjarrit nëpër shtëpi, kemi mësuar për nxjerrjen e viktimave nga veturat, shumë gjëra që duhet ti ketë një zjarrfikës. Kemi instruktorë të mirë të cilët të na përgatisin për zjarrfikës të mirë. Besoj se jemi të gatshëm, 70-80% jemi përgatitur mirë. Sipas instruktorëve që na vlerësojnë jemi të gatshëm. Pajisjet janë deri diku të mjaftueshme, kemi mësuar për nxjerrjen e viktimave.”- tha Ibrahim Rushani, zjarrfikës.
Komandanti i Njësitit, Avni Ameti, thotë se është hera e parë që në këtë njësit bëhen këto lloj trajnimesh nga faza bazike dhe vazhdohet pastaj në specializime të ndryshme.
“Sot ushtrohet në ndihmën e parë, gjithashtu në vazhdim me Kryqin e Kuq do vazhdohet të trajnohen zjarrfikësit e Tetovës për ndihmën e parë. Gjithashtu ne kemi instruktorë të cilët janë të specializuar nga “Operation Floryan” dhe Drejtoria për Menaxhim me Krizat, të cilët kanë krijuar instruktorë për shpëtim nëpër ujë, zjarre, ndeshje në komunikacion dhe gjithçka që përfshin zjarrfikësit këtu. Tani janë përfshirë 22 kursistë të cilët tani janë pranuar në punë, gjithashtu do te përfshihen zjarrfikësit e Tetovës me ushtrime të ndryshme.”- deklaroi Avni Ameti, komandant në NJTKZ.
Instruktori Fariz Xhemaili, tregon se pjesë e trajnimit ka qenë edhe nxjerrja e të aksidentuarve nga veturat, ndërsa apeloi që qytetarët dhe policët të në raste të tilla të mos ndërmarrin veprime, por të thërrasin zjarrfikësit.
Ka pasur raste kur nëse i nxjerr gabimisht, mund ta lërë edhe invalid viktimën. Kisha edhe një apel, se çdo ndeshje e komunikacionit u drejtohem qytetarëve dhe policëve, mendojnë se bëjnë mirë i nxjerrin viktimat pa arritur ne, ajo është gabim sepse shumë njerëz i kanë nxjerrë gabimisht që edhe sot e kësaj dite kanë ngelur invalidë. D.m.th. më mirë është të na thirrin ne, ne jemi profesionistë, dimë ta nxjerrim viktimën dhe garantojmë se viktima është në duar të sigurta- pohoi Fariz Xhemaili, Instruktor.
Në muajt mars dhe maj të vitit të ardhshëm pritet të nisin trajnimet nga instruktorë anglezë për pjesëtarët e Njësisë Zjarrfikësve aksione shpëtimi në ujë dhe largimin e mbetjeve të rrezikshme.
