Me brohoritje për ndihmën dhe luftën e palodhshme me flakët, qytetarët e Berovës mbrëmë i përcollën zjarrfikësit nga Sllovenia. Sot në mëngjes, edhe grupi i dytë u kthye në vendlindje. Në shenjë mirënjohjeje për mikpritjen, ata i përshëndetën banorët e zonës me sinjalizim zanor…
“Dua t’i falënderoj njerëzit që na ndihmuan. Kishim bashkëpunim të shkëlqyeshëm. Zjarrfikësit tanë do të kenë kujtime të bukura dhe dua të kthehemi sërish, po jo si zjarrfikës, por si turistë”, tha Moçnik, komandant.
Në shenjë falënderimi si dhuratë morën edhe verë tradicionale.
“Si mirënjohje për mysafirët tanë të çmuar që dhanë dijen, aftësitë dhe sakrificën e tyre për t’i shpëtuar malet e Maleshevës, nga kjo pikëpamje, ne si një gjest falënderimi u japim një dhuratë, verë nga kantina jonë”, tha Zvonko Pekevski, kryetar.
U larguan edhe zjarrfikësit nga Austria, të cilët kishin krijuar thuajse një qytet të tërë për funksionim dhe ballafaqim me zjarret. Kjo dhomë për kontroll ishte kryesorja. Prej këtu, përmes teknologjisë më bashkëkohore koordinohej aksioni në terren. Për shkak të lodhjes, zjarrfikësit austriakë ishin zëvendësuar nga kolegët e tyre, e kjo ndodhi brenda natës me një fluturim çarter.
Këto pamje do të mbesin përgjithmonë në kujtimet e banorëve të Pehçevës, si kërcënim më i madh në 100 vitet e fundit. E kjo dhuratë e vogël, që austriakët e morën nga banorët e Pehçevës, do t’i rikujtojë për luftën dhe ndihmën pa kursim ndaj Maqedonisë, të cilën ne nuk duhet ta harrojmë kurrë.
