Zjarrfikësi në Pensilvani shkon për të shuar flakët, zbulon që shtatë viktimat ishin familja e tij

TË FUNDIT

Dhjetë persona kanë ndërruar jetë si pasojë e një zjarri në Pensilvani, ku gjashtë persona tashmë janë identifikuar ndërsa katër fëmijëve nuk i dihet ende identiteti.

Një zjarrfikës shkoi për të shuar flakët me ekipin e tij, kur zbuloi se shtatë nga të vdekurit ishin familja e tij.

Një hetim penal ka nisur për shkaqet e rënies së zjarrit ndërsa  mendohet se vatra  ka filluar në verandë herët në mëngjesin e së premtes.

Harold Baker, një zjarrfikës i kompanisë vullnetare të zjarrfikësve Nescopeck, tha për agjencinë e lajmeve Associated Press se të vdekurit ishin djali, vajza, vjehrri, kunati, kunata, tre nipërit dhe dy të afërm të tjerë.

Ai tha se tre fëmijët që vdiqën – dy djem dhe një vajzë – nuk jetonin në shtëpi dhe po vizitonin për aktivitete verore.