Ende është aktiv zjarri në komunën e Sarajit, mbi fshatrat Bukoviç dhe Rahoviç, në anën e malit Osoj. Bëhet fjalë për teren të pakapshëm ku po veprohet me dy helikopterë të Armatës që të shuhet. Ende është aktiv edhe zjarri në Berovë, në Negotinë, Demir Kapi. Po digjet bari i thatë edhe pylli në teren të rëndë të kapshëm. Intervenojnë automjete zjarrfikëse, ndërmarrja komunale dhe pjesëtarë të Odës Pyjore.
Nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) informojnë se është lokalizuar zjarri në fshatin Divljë, në komunën e Shkupit Petrovec. Nga QMK informojnë se kanë marrë informacione nga Oda Pyjore “Karaxhicë” se vetëqeverisja lokale po bën çmos dhe se ky zjarr është lokalizuar.
Njësia Territoriale Zjarrfikëse në Vinicë informoi se zjarri në deponinë e qytetit është lokalizuar, por ende digjet. Ndërmarrja publike komunale “Solidariteti” është në kontroll të vazhdueshëm të deponisë.
Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), Stojançe Angellov në konferencë për media theksoi se zjarri që disa ditë po digjet në Komunën e Sarajit është specifik, për shkak të asaj se pasi ta shuajnë, nën tokë vazhdojnë të digjen rrënjët e druve që në disa vende të caktuara përsëri të shpërthen flaka.
“Gjatë ditës së djeshme dhjetë pjesëtarë të njësitit special policor, të shoqëruar me instruktorët francezë u lëshuan nga maja e malit ku digjej ky zjarr drejtë fundit, me çka me dorë i shuan të gjithë ato pika të zjarrta të cilat dukeshin. Paraprakisht terrenin e kaluam me helikopterë dhe ishin detektuar këto pika, por pas zbritjes së tyre poshtë, përsëri vërejtëm tym në disa vende që pasi ra nata, përsëri të shpërthejë zjarr në një pikë”, tha Angellov.
Pikërisht për këto shkaqe, siç tha, për nesër janë dakorduar 30 pjesëtarë të Njësitit Special me pajisje adekuate bashkë të shoqëruar me ekspertët francezë, por edhe me katër francezë të cilët punojnë me dronë specialë për zjarre me kamera termale të cilat mund ta zbulojnë edhe zjarrin i cili është nën tokë, me qëllim që të gjenden këto pika të nxehta të cilat janë të padukshme nga helikopteri.
“Përndryshe, në këtë moment dhe nga mëngjesi në këtë pozicion veprojnë dy helikopterë të cilët besoj se përsëri do të arrijnë ta shuajnë zjarrin, por presim që përsëri të paraqitet problemi i njëjtë gjegjësisht përsëri të shpërthejë zjarr”, shtoi ai.
Angelov theksoi se është zbuluar zjarr në Demir Kapi, në të cilin anëtarët e Pyjeve Nacionale dhe shërbimet zjarrfikëse po marrin pjesë aktive dhe po përpiqen ta shuajnë atë, por, siç tha ai, vetë terreni është i vështirë sepse zjarri është duke u djegur. Një pikë e nxehtë është në një luginë, ku është shumë e vështirë të arrihet, por sipas Angelov, ky zjarr nuk paraqet rrezik për asnjë vendbanim dhe në këtë kohë nuk mund të përhapet në mënyrë të pakontrollueshme.
