Zjarr në Tetovë, vdes një 80-vjeçare

TË FUNDIT

Në një zjarr që ka ndodhur sot në ora 7 të mëngjest, në Zhillcë të Tetovës ka vdekur një grua e moshës 80-vjeçare.

“Në ora 7 e 10 minuta në SPB Tetovë është denoncuar një zjarr i cili është shkaktuar nga një objekt ndihmës i shtëpisë në fshatin Zhillcë të Tetovës, ku ka qëndruar dhe është gjetur e vdekur 80-vjeçarja, R.Gj. nga ky fshat. Zjarri është denoncuar nga biri i tij, 44-vjeçar, dhe është shuar në tërësi nga Njësiti i kundërzjarrit të Tetovës”, njoftojnë nga SPB Tetovë.

Ende nuk dihet shkaqet e zjarrit./TV21