Zjarr në shtëpinë e një 61-vjeçari në Gostivar

TË FUNDIT

Sot, në ora 04:30 zjarri e ka kapluar shtëpinë e një 61-vjeçari, me iniciale Z.J., në rrugën “Vëllezërit Bllazhevski” në Gostivar.

Siç njoftojnë nga Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë, zjarri e ka djegur një pjesë të kulmit të shtëpisë, njehsorin dhe përçuesin elektrik.

Njoftojnë se nuk ka të lënduar, ndërkaq rastin është duke e hetuar Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar./TV21