Në Klinikën e Fëmijëve në Shkup sot u dëgjua sërish tingulli i veçantë i “ziles së fitores”, e cila sinjalizon triumfin e vogëlushëve ndaj betejave të tyre më të vështira shëndetësore. Heroi i ditës ishte Mediani i guximshëm, i cili pas një përballjeje të gjatë dhe të vështirë, doli fitimtar.
Stafi i Klinikës e priti këtë moment me emocion dhe krenari, duke e përshëndetur Medianin për forcën, durimin dhe kurajon që tregoi gjatë gjithë trajtimit.
“Zilja e fitores është simbol i shpresës dhe forcës së fëmijëve tanë. Sot ajo kumbon për Medianin, një djalosh i jashtëzakonshëm që e meritoi këtë fitore,” u shprehën nga Klinika e Fëmijëve./TV21
