Ziadin Sela uron presidentin e ri të SHBA-së

TË FUNDIT

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në rrjetin social Facebook, ka uruar presidentin e sapo zgjedhur të SHBA-ve, Xho Bajden.

Sela shkruan se zgjedhje e Bajden-it është shpresë për Amerikën dhe miqtë e saj.

Postimi i plotë në Facebook

E arsyeshme e gjithë vemendja në zgjedhjen e Presidentit të SHBA- sepse nga aty buron demokracia dhe paqja!

Zgjedhja e Joe Biden për President është jo vetëm lajm i mirë por është shpresë për Amerikën dhe miqtë e saj, për sigurinë, zhvillimin ekonomik dhe për paqën kudo!

Ne si shqiptar jemi me fat që kemi krijuar një histori bashkëpiunimi me popullin amerikan, dhe sot ndajmë të njejtin gëzim për zgjedhjen e Presidentit të ri amerikan!

Demokracia liberale do të ketë impakt edhe më të madh kudo në botë me zgjedhjen e Presidentit Joe Biden!

Gëzuar popullit Amerikan dhe miqëve të Amerikës!

Zoti e bekoftë Amerikën!