Shefi i diplomacisë së BE-së, Zhosep Borell, publikoi se është në vetizolim pas informacionit se një anëtar i delegacionit të BE-së me të cilin javën e kaluar kishte udhëtuar në Etiopi ka qenë pozitiv në Covid-19.
“Testi im të dielën ishte negativ. Në pajtim me rregullat, jam në vetëizolim dhe do ta bëj edhe një test”, publikoi Borell në Tuiter.
Komisioni Evropian kumtoi se mbi 160 të punësuar në këtë institucion janë testuar për virusin.
Komisari për zgjerimin e Unionit, Oliver Varheji, për momentin është në vetizolim pas kthimit nga vizita në Ballkanin Perëndimor, pasi ishte theksuar se dikush nga shoqëruesit e tij është pozitiv në Covid-19./MIA
