Presidenti i Kirgistanit, Soronbaj Zhenbekov ka njoftuar një seri masash të reja për të tejkaluar krizën pasi, sipas vlerësimit të tij, tensionet politike në vend kanë arritur një pikë kritike.
“Për të zgjidhur situatën aktuale, duhet të ndërmerren disa hapa – rezultatet e zgjedhjeve për Zhgorka Kenes (Parlamenti) tashmë janë anuluar dhe të caktohen zgjedhje të reja”, thuhet në kumtesën e ueb-faqes së presidentit. Në kumtesën e presidentit shtohet se vendimi për këtë çështje duhet të merret nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe se masat do t’i “zbusin tensionet aktuale politike”.
“Në të njëjtën kohë, ne duhet t’i zëvendësojmë kryeministrin dhe anëtarët e kabinetit të tij, të cilët kanë punuar para krizës, duke krijuar kështu një bazë të ligjshme për emërime të reja,” shtoi Zhenbekov në kumtesën e tij.
Në një fjalim me shkrim drejtuar kombit, ai e bëri të qartë se ai ishte “i gatshëm të jepte dorëheqjen” për t’i dhënë fund kaosit past-zgjedhor në këtë vendi të Azisë Qendrore.
Zhenbekov tha se ai mund të japë dorëheqjen sapo të caktohet data për zgjedhjet e reja dhe ndryshimet në Qeveri të konfirmohen nga Parlamenti dhe zyra e tij, njoftuan mediat franceze.
“Sapo të zgjidhet legjislatura e re dhe vendi të kthehet në rrugën e ligjshmërisë, unë jam gati të tërhiqem si president i Republikës së Kirgistanit”, theksohet në komunikatën e presidentit të Kirgistanit.
Ai kujtoi se emërimi i një kryeministri të ri dhe anëtarëve të Kabinetit kërkon një seancë parlamentare dhe një dekret presidencial.
