Ambasadori i Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar ka njoftuar se Maqedonia e Veriut do të marrë ndihmë nga Bashkimi Evropian nëpërmjet Mekanizmit për mbrojtje civile.
“Maqedonia e Veriut do të marrë ndihmë nëpërmjet Mekanizmit për mbrojtje civile të BE-së, që përfshinë 5 gjeneratorë, 25 tenda, 200 shtretër dhe 1 mijë batanije. Austria, mes tjerëve ka dërguar doreza dhe mjete dezinfektuese”, shkroi Zhbogar në rrjetin social “Twitter”.

