Takim me historinë! Një derb shqiptar në play off-in e Conference League. Në Arena “Todor Proeski”, këtë të enjte, Shkupi dhe Ballkani përplasen në aktin e parë të duelit të dyfishtë që vlen një biletë në fazën e grupeve.
Bëhet fjalë për një takim me historinë pasi si kampionët e Maqedonisë së Veriut ashtu dhe ata të Kosovës kanë për herë të parë shansin për të siguruar pjesëmarrjen në fazën e grupeve të një kompeticioni europian të përmasave të tilla.
23’- Reagon shumë shpejt Ballkani ,që pas një sulmi nga krahu i djathtë, gjen golin e barazimit me anë ët Albion Rrahmanit,. Ndizet atmosfera në stadium me dy gola të shpejtë.
19’ – Gooooool. Shkupi zhbllokon sfidën me anë të Adetunjit. Goditja e katërt radhazi nga këndi për skuadrën nga Çairi, teksa Alvarez hedh një krosim perfekt në zonë, aty ku Adetunji e devijoi mjaftueshëm për ta dërguar në rrjetë. 1-0 për Shkupin.
17′ – Tjetër zbritje e Adetunjit, që kthen në qendër, por largon Thaçi në këndore. Minuta të mira për Shkupin.
15′ – Zbritje e shpejtë e Shkupit, që kërcënon me Adetunjin, por ndërhyn portieri i Ballkanit dhe e dërgon në këndore…
