Policia njofton se kanë kryer bastisje në një shtëpi dhe ambiente tjera në Haraçinë të Shkupit, ku ka gjetur mbi dy kilogramë marihuanë dhe një peshore digjitale me mbetje të lëndës narkotike. Sipas MPB-së, gjatë aksionit më 24 korrik është arrestuar B.N. (25), ndërsa pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 215 të Kodit Penal për tregti të paligjshme me drogë.
“Më 24.07.2026, zyrtarë policorë nga Njësia për tregti të paligjshme dhe Njësia për intervenim pranë SPB Shkup, me urdhër të Gjykatës Themelore Penale në Shkup, kanë kryer kontroll në shtëpinë dhe hapësirat tjera të B.N. (25) nga Haraçina e Shkupit. Gjatë kontrollit janë gjetur mbi dy kilogramë lëndë narkotike – marihuanë, si dhe një peshore digjitale me mbetje të marihuanës. B.N. është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim penal sipas nenit 215 të Kodit Penal, me procedurë urgjente”, thonë nga MPB.

