Aplikimi i hemofiltrimit te pacientët nuk është e jashtëligjshme theksoi Zhan Mitrev pronar i klinikës private që mban po këtë emër. Ai thotë se me këtë metodë kanë shpëtuar jetë njerëzish të cilët kanë qenë në gjendje të rëndë shëndetësore nga komplikimet e shkaktuara nga Kovid-19 dhe se shkalla e suksesit në trajtimin e pacientëve është 75%. Metoda është e dëshmuar dhe e aplikuar më parë te ne, nuk ka nevojë për eksperimente, shton ai.
“Kemi të dhëna të sakta. Mendoj se më shumë se 50% janë të mbijetuar, vetëm ata që i janë nënshtruar hemofiltrimit. Ata janë pacientë që kanë qenë në gjendjen më të rëndë, nga 1700 e diçka pacientë, vetëm 35% 600 e diçka kanë qenë në hemofiltrim. Teza se ne kemi bërë biznes nga hemofiltrimi dhe kemi shtyrë njerëzit të bëjnë hemofiltrim, nuk qëndron aspak. Ky ishte një indikacion mjekësor, një shans për të mbijetuar, përndryshe ata pacientë në të kundërtën do të kishin vdekur të gjithë 100%”, tha Zhan Mitrev – pronar i klinikës “Zhan Mitrev”.
Gjatë shtrirjes në spital pacientët me covid janë dashur të lënë depozitë 12 mijë euro, për të cilat doktori Mitrev insiston se janë kthyer te pacientët.
“Asnjë pacient nuk është mashtruar, nuk është keqpërdorur dhe asnjë pacienti nuk i është marrë asnjë euro më shumë”, pohoi Zhan Mitrev – pronar i klinikës “Zhan Mitrev”.
Mitrev hedh dyshime se storja “Gjaku i papastër” është bërë me tendencë për t’ia prishur imazhin. Me këtë rast klinika ka pësuar humbje 100%, me çka pronari ka hyrë në kredi 4 mijë euro për të përballuar krizën.
“Dëshira është e sigurt, mirëpo unë do t’i them të gjithëve, atyre që e kanë porositur, se nuk do t’ia dalin”, deklaroi Zhan Mitrev – pronar i klinikës “Zhan Mitrev”.
Prokuroria më 18 korrik të këtij viti, ngriti lëndë pasi IRL publikoi një dokumentar për punën e spitalit klinik “Zhan Mitrev” dhe mjekut Zhan Mitrev, ndërkaq nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë se duhet një vit e gjysmë për vlerësim profesional.
