Mjetet do t’u paguhen qytetarëve në pajtim me zgjidhjen ligjore. Ne nga ajo nuk heqim dorë, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska për pagesën e 6.000 denarëve nga pakoja e katërt e përkrahjes financiare, e cila mes kategorive tjerë të qytetarëve, u takon edhe prindërve të vetëm.
Në pyetje të gazetarëve se si dhe kur do të shqyrtohen 70 mijë ankesa, nëse afati ka kaluar, ajo u përgjigj se kanë kaluar afatet për negociata nëse dikush nuk ka hyrë në sistemin e pakos së katërt të ndihmës financiare, komisioni tani i shqyrton ankesat edhe në periudhën e ardhshme do të miratohet konkluzion se cilat do të pranohen.
“Afati ligjor për shqyrtim të negociatave sipas informatave nga Sekretariati i përgjithshëm është në periudhë prej 10 ditëve. Do të thotë, nëse ne e japim këtë afat prej 10 ditëve që të mund të miratohen ankesat, gjithsesi se Qeveria do të gjejë mënyrë që këto mjete të transferohen në llogaritë e qytetarëve”, tha Shahpaska, por nuk precizoi se si do të përfshihen ankesat pas afatit.
Ligji ndryshohet në Kuvend, megjithatë në pajtim me periudhën për ankesa, tha ajo, gjithsesi se ekziston mënyrë dhe vegla se si kjo të zgjidhet.
Për pagesë të 6.000 denarëve për prondërit e vetëm, kërkesat janë parashtruar, tha ajo, përmes qendrave për punë sociale, ndërsa MPPS më tej ato i ka procesuar deri te Sekretariati i përgjithshëm i Qeverisë, ku duhet të bëhet pagesa.
Lidhur me dispozitën ligjore që dita e diel të bëhet ditë jopune, ministrja tha se kanë përfunduar konsultimet për këtë çështje, për të cilën po diskutohet një muaj e gjysëm dhe pret që në fillim të muajit të ardhshëm ndryshimet e Ligjit për marrëdhëlnie pune të jenë në procedurë kuvendore. Ekzistojnë dilema në disa sfera, tha ajo, dhe për këtë shkak u nevojitet analizë themelore që t’i ballafaqojnë argumentet për dhe kundër të të gjithaë palëve të interesuara.
