Juria e edicionit të tretë të Festivalit të Këngës në RTK ka zgjedhur të premten 10 këngët finale. Të gjitha njëzet këngët që garuan në edicionin e sivjetmë, janë interpretuar në dy netët, të enjten dhe të premten.
Lista e finalistëve:
Art Lokaj – Ty
Elmedinë Ramushi – A po m’sheh
Florent Abrashi – Unë dhe ti
Teutë Halili – Amin
Kiara Juba – Nirvana
Klea Dina – At
Laorjan Ejlli – Një natë shkruajta për ty
Arjeta Palushaj – Andrra
Arsi Bako – Rreze zjarr
Xuxi – Identiteti
Në garë sivjet ishin 20 këngë të përzgjedhura nga 44 aplikime, duke përfshirë këngëtarë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi e diaspora.
