Zgjerimi i rrugës në Çair! Qytetarët skeptikë se do të realizohet premtimi

TË FUNDIT

-Kjo është fjala ime, isnhAllah bëhet, le të bëhet, e le të punojnë se e kanë harruar këtë lagje.

Kështu u shprehën banorët Çariçanës të pyetur se si ju duket vendimi i pushtetit lokal për zgjerimin e kësaj rruge. Shumica u shprehën skeptik se do të realizohet premtimi dhe do të mënjanohen trafiku në këtë rrugë.

-Këtu është katastrofë, trafiku katastrofë. Edhe mirë edhe keq këto barrikadat e kanë bërë sikur kush e di ku, sërish mirë se e kaloshin rrugën kudo që mundeshin dhe nxinin rrugën. Nëse realizohet do të jetë shumë mirë, por kush e di a do të bëhet.

-Po por ku do të shkojnë këta, ky jeton me familje, ku do të shkojë nëse e prishin, nuk e di këtu nuk rregullohet asgjë. E për barrikadat çfarë mendoni? Këto a? Po mirë që i kanë vendosur se këtu ktheheshin makinat. Puna e këtyre asgjë, vetëm gënjejnë.

-Valla nuk e di, nuk ma merr mendja se do të bëhet. Përse? Sepse shiko banesat dhe dyqanet. Është dashur me kohë të bëhet, jo sot. Ka fol para dy netësh se 30m do ta zgjerojë rrugën, por nuk e di a do ta zgjeroje a jo, nuk e di. Nuk janë duke punuar asgjë. A mendon se është zgjidhje e mirë? Po normal që po e jo beton me vendos këtu kah Çairi, vetëm Çairi është në këtë derexhe, në anët tjera rrugët sa të gjera vetëm te ne viranhane, më falni a.

Me zgjerimin e rrugës, objektet përreth do të duhet të mënjanohen. Kryetari i komunës së çairit, Visar Ganiu, para 10 ditësh i tha TV21 se pas dy javësh do të nisë t’i informoj pronarët e dyqaneve.

-Kurrë nuk mendoj se bëhet kjo, as nuk e mendoj se mund të bëhet, kjo rrugë kështu do të ngelë gjithë jetës. Ju keni dyqan këtu apo, edhe a e dini a do të largohet dyqani juaj nëse zgjerohet? Po thonë se duhet me u largu, por ende nuk ka konkretisht informacione se si do të bëhet, por sipas mendimit tim kështu do të shkoje gjatë kohë.

-Kush do të pranonte aq lehtë, ne hamë bukë prej aty, kemi familje dhe me atë e mbajmë familjen, nuk e di çfarë të them. E nëse sjellin vendim të tillë, kundër ligjit nuk mundemi asgjë, edhe po të duash. Sa vite jeni këtu? 20 vjet, në këtë byrektore 20 vjet.

Kështu dukej këtë të shtunë trafiku në rrugën “Cvetan Dimov”.

Kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, ka thënë se kanë gjetur zgjidhjen më të mirë për këtë kaos.

 “Do ta shihni zgjidhjen më të mirë. “Cvetan Dimov” do të ketë zgjidhje të plotë siç është premtuar para qytetarëve edhe ashtu do të implementohet, po punojmë me kryetarin, jemi në fazë finale, së bashku do ta paralajmërojmë projektin, nuk dua që para kohë të dal dhe të flas, sepse jemi marrë vesh që ta plasojmë së bashku si projekt për çairasit dhe për të gjithë qytetarët që kalojnë në këtë pjesë të qytetit”, deklaroi Danella Arsovska, kryetare e Shkupit (08.06.2022).

Kujtojmë se ndarëset e betonit janë vendosur para rreth 2 vitesh nga ish kryetari i Shkupit Petre Shilegov, me qëllim të rregullimit të komunikacionit, por këtu trafiku vazhdon të jetë i dendur për gjatë gjithë ditës.