Gjermania do ta bëjë tentativën e fundit gjatë kryesimit të saj me BE që të mërkurën të miratohen konkluzionet për zgjerim të Unionit, duke përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut. Këshilli i BE-së të mërkurën do të mbajë takim të ri ambasadorësh ku në rendin e ditës do të jenë edhe konkluzionet për zgjerim që ishin hequr javën e kaluar, për shkak të bllokadës së Bullgarisë për negociatat me Maqedoninë e Veriut. Debati për zgjerim ishte tërësisht hequr nga rendi dite për shkak të mosmarrëveshjeve mes vendeve-anëtare të BE-së, sidomos rreth qëndrimit të Sofjes – se nuk mund të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare. Mbetet e paqartë çfarë kompromisi do të propozojë kryesimi gjerman. Tani për tani, dihet se Gjermania është duke përgatitur konkluzione të reja, por ende nuk janë publikuar.
