Zgjedhjet lokale në Shqipëri, Partia Demokratike jashtë zgjedhjeve të 14 majit

TË FUNDIT

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka marrë vendimin për mosregjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Loading poll ...

Kryekomisioneri shtetëror i zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, ka deklaruar se kërkesa e Partisë Demokratike për t’u regjistruar në zgjedhjet lokale të 14 majit, nuk mund të pranohet pasi nuk ka bazë ligjore.

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike Indrit Sefa, e ka quajtur të pavend këtë vendimmarje të Celibashit dhe tha se vendimi do të ankimohet në Komisioni Ankesave dhe Sanksioneve (KAS). Sipas tij Celibashi është i ndikuar politikisht, gjë e cila nuk i shërben procesit.

Një ditë më parë Komisioni Ankesave dhe Sanksioneve nuk pranoi të marrë në shqyrtimin ankimimet për regjistrimin e PD së Alibeajt dhe PD së Berishës për lokalet e 14 Majit. Në tryezën e KAS ishin dy ankesa nga juristët e dy grupimeve në PD por KAS, mini gjykata e KQZ, mbërriti në përfundimin se fillimisht duhet të jetë Ilirian Celibashi në marrjen e vendimit për mos regjistrimin e dy PD-ve. Vetëm atëherë kur të ketë një vendim të tillë nis puna e KAS.