Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi shpalli zgjedhjet lokale, që do të mbahen 17 tetor. Ai nënshkroi vendimin për shpalljen e zgjedhjeve për anëtarë të këshillave të komunave dhe anëtarë të Këshillit të Qytetit të Shkupit, për kryetarë komunash dhe për kryetarë të Qytetit të Shkupit.
Fushata parazgjedhore do të fillojë 20 ditë para datës së zgjedhjeve. Kryeparlamentari shtoi se gjatë fushatës Kuvendi do të mbajë seanca vetëm në raste urgjente.
Në pyetje se a do të ketë ndryshime të Kodit Zgjedhor, Xhaferi tha se nuk beson se ndonjë prej partive do të iniciojë ndryshime të Kodit./TV21
