Bullgarët në Maqedoni, në Manastir, Kavadar, Shkup, Strumicë, Veles por edhe këtu në Ohër sot mund të votojnë për zgjedhjet e 6-ta parlamentare që mbahen në 3 vitet e fundit. Për herë të parë këtë vit mund të votojnë edhe për zgjedhjet europiane por vetëm në Shkup dhe Manastir. Në zgjedhjet e kaluara votuan 461 persona.
Analistët thonë se është e diskutueshme nëse zgjedhjet do të krijojnë qeveri të qëndrueshme e cila mund t’i japë fund paqëndrueshmërisë së gjatë politike dhe t’i zhbllokojë reformat ekonomike.
“Unë nuk mendoj se Bojko Borisov por edhe politikanët e tjerë do të rinegociojë diçka që tashmë është e dakorduar. Të rikujtohemi se në fakt nënshkrimi i Bojko Borisovit është në atë marrëveshje. Kjo marrëveshje u nënshkrua në kohën e qeverisë së Bojko Borisovit. Mendoj se në këtë kontekst, ndjenjat duhet të mënjanohen maksimalisht, ndërsa vëmendja të jetë mbi atë që është e rëndësishme për çdo shtet, në drejtim të qytetarëve, jo në drejtim të ndjenjave, por e rëndësishme është që qytetarët të jetojnë më mirë”, tha Marinella Veliçkova, gazetare .
Ka 120 paraqitje nga bullgarë që janë paraqitur për të votuar, por ky numër mund të jetë edhe më i lartë sepse në vendvotim mund të vini dhe të votoni edhe pse paraprakisht nuk jeni paraqitur. Krahasuar me zgjedhjet e kaluara, këtë vit nuk do të votohet në Tetovë ku vitin e kaluar për herë të par u hap një vendvotim.
Në zgjedhjet parlamentare do të marrin pjesë 32 formacione politike-20 parti, një kandidat i pavarur dhe 11 koalicione që do të luftojnë për 240 mandate në parlamentin e Bullgarisë.
Sipas analistëve, në rast të dështimit, në vjeshtë mund të organizohen zgjedhje të reja.
Bullgaria është anëtarja më e varfër e BE-së dhe më e korruptuar.
