LSDM: Zgjedhje më 21 qershor nëse s’ka konsensus! Derkovski demanton: Askund nuk shkruhet data e zgjedhjeve

Must Read

Vendet e ambasadorëve mbetën të zbrazura! Mosfunksionimi i Kuvendit solli probleme të reja

https://youtu.be/IunyRJ2MM6g Më shumë se 12 vende ambasadorësh janë të zbrazura, ndërsa nuk ka mundësi për tu plotësuar për shkak të...

“Betoni te Çairçanja si tampon zonë ushtarake”! Ismaili: Ka mënyra tjera se si të zgjidhet ky problem

https://youtu.be/BlqR12GfO5E Barrierat e betonit të vendosura në rrugën “Cvetan Dimov” në Çair, sipas autoriteteve komunale u vendosën për sigurinë e...

Të gjithë po i hapin kufijtë, Maqedonia kur? Filipçe: Do ta diskutojmë nesër me komisionin për sëmundje ngjitëse

https://youtu.be/XzmkWLIHOHQ Presioni për hapjen e kufijve nga Maqedonia e Veriut dita ditës po rritet, për faktin se shtetet e rajonit...

10 ditë deri në përfundimin e gjendjes së jashtëzakonshme dhe ende nuk ka përafrim të qëndrimeve për datën e zgjedhjeve. LSDM dhe VMRO-DPMNE vazhdojnë të tregohen optimist për konsensus, por nuk japin propozime të reja për datë.  Nga opozitarja maqedonase thonë se është e pavend të bëhet konsensus mbi shëndetin dhe jetën e qytetarëve.

“Konsensus do të ketë, e sa i përket datave, nuk duhet të jenë mbi shëndetin dhe jetët e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë”, tha Naum Stoilkovski, VMRO-DPMNE.

Të hapur për marrëveshje janë edhe socialdemokratët, por nëse s’gjendet gjuhë e përbashkët, thonë se zgjedhje do të ketë me mbarimin e gjendjes së jashtëzakonshme.

“Ne jemi për të gjetur zgjidhje të përbashkët, të gjejmë konsensus, megjithatë nëse nuk gjejmë konsensus atëherë ligji thotë se 22 ditë pas mbarimit të gjendjes së jashtëzakonshme, vijojnë zgjedhjet”, tha Kosta Petrov, nënkryetar LSDM.

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Oliver Derkovski thotë se kjo nuk është e vërtetë.

“Askund nuk shkruhet se duhet për 22 ditë. Çështja kryesore rreth së cilës duhet bërë debati është data e zgjedhjeve, sepse Kodi Zgjedhor thotë qartë se të organizohet çfarëdo qoftë KSHZ patjetër duhet të ketë datë zgjedhjesh. në këtë situatë ku me dekret u ndërprenë veprimet dhe tani dëshirohet në vazhdohen, askund nuk shkruhet se cila është data për zgjedhje”, tha Oliver Derkovski, kryetar i KSHZ-së.

Shkuarjen në zgjedhje pa konsensus mes partive, vetëm me dekret të qeverisë, sekretari gjeneral I DPMNE-së dje e quajti  joligjore dhe të kontestueshme. Megjithatë as në këtë rast opozitarja nuk do të mund të tërhiqej nga zgjedhjet.

“Tërheqja i listave të kandidatëve të paktën në këtë moment nuk është e mundur sepse është proces i kryer në përputhje me Kodin Zgjedhor dhe si e tillë është punë e kryer dhe s’ka si të bëhet”, tha Igor Janushev, sekretar gjeneral VMRO-DPMNE.

Duke folur për këtë, deputeti i LSDM-së Kostadinov tha sot se me ose pa bojkotin e DPMNE-së, kjo parti do të gjendet në fletëvotim.

“Hrisitjan Mickoski tani vetëm mund të zgjedhë, nëse do të bëjë fushatë ose jo, ndërsa partia e tij në çdo rast do të gjendet në fletëvotim”, tha Kostadin Kostadinov, LSDM.

Nga Presidenca thonë për TV21 se tani për tani nuk është planifikuar takim i ri i liderëve. Dy përpjekjet e para për tu marrë vesh për datën e zgjedhjeve dështuan.  LSDM kërkon zgjedhje në mes të qershorit, sepse siç pohojnë, ekziston frika e një vale të re të koronavirusit në vjeshtë. E VMRO-DPMNE-ja kërkon pikërisht këtë periudhë, fund gushti ose fillim shatori. BDI nuk ka dhënë datë konkrete. Lëvizja Besa bashkë me PDSH mbështesin propozimin e LSDM-së, ndërkaq parterët ASH-Alternativa si datë kanë propozuar 26 korrikut.

- Advertisement -

Latest News

“Betoni te Çairçanja si tampon zonë ushtarake”! Ismaili: Ka mënyra tjera se si të zgjidhet ky problem

https://youtu.be/BlqR12GfO5E Barrierat e betonit të vendosura në rrugën “Cvetan Dimov” në Çair, sipas autoriteteve komunale u vendosën për sigurinë e këmbësorëve, por ky qytetarë siç...

Të gjithë po i hapin kufijtë, Maqedonia kur? Filipçe: Do ta diskutojmë nesër me komisionin për sëmundje ngjitëse

https://youtu.be/XzmkWLIHOHQ Presioni për hapjen e kufijve nga Maqedonia e Veriut dita ditës po rritet, për faktin se shtetet e rajonit po publikojnë datat pwr hapjen...

Me orë të tëra të ngatërruar nëpër kufij! Osmani: Transiti nëpër Hungari është vetëm për shtetasit e BE-së

https://youtu.be/OQrWlRUI3CY Me makina personale u nisën nga Italia për të ardhur në Maqedoni... Me të dëgjuar se janë hapur kufijtë në Serbi, shtetasit e Maqedonisë të...

Nga e enjtja në Kosovë 16 orë lëvizje, si dhe do të hapen xhamitë dhe kishat

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se nga e enjtja qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin pa...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -