Zgjedhje lokale në Bosnje dhe Hercegovinë, përveçse në qytetin e Mostarit

TË FUNDIT

Zgjedhjet e shtata lokale që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Dejtonit, do të mbahen në Bosnjë e Hercegovinë, të dielën, më 15 nëntor, përveçse në qytetin e Mostarit.

Nga e shtuna deri në fund të ditës së zgjedhjeve, është në fuqi ndalim i publikimit të rezultateve të zgjedhjeve nga sondazhet, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Bosnjë e Hercegovinës (KQZ).

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Bosnjë e Hercegovinës, 3.283.380 votues kanë të drejtë të votojnë në këto zgjedhje, të cilët do të votojnë në 5.759 qendra votimi, duke përfshirë 388 ekipe mobil të rregullta. Midis votuesve të regjistruar ka 14.059 me statusin e personave të zhvendosur.

Qytetarët e Republikës Srpska, Federata e Bosnjë e Hercegovinës dhe rrethi Bërçko, këtë vit  do të zgjedhin 56 këshillat komunal në Republikën Sërpska, 64 këshilla komunal në Federatën e Bosnjës dhe Hercegovinës, 120 kryetarë komunash në Bosnje dhe Hercegovinë, shtatë këshilla të qytetit në Republikën Sërpska, 14 këshilla qyteti në Federatën e Bosnjës dhe Hercegovinës, 22 kryetarë komunash në Federatën e Bosnjë e Hercegovinës dhe të Kuvendit të rrethit Bërçko.

Për 23 kandidatë në 21 komuna, janë të garantuara vendet për anëtarët e pakicave kombëtare .

Në zgjedhje garojnë 543 subjekte politike, nga të cilat 129 parti politike, 262 kandidatë të pavarur, 72 koalicione, nëntë lista të kandidatëve të pavarur, si dhe 71 kandidatë për pakica kombëtare.

Përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare dhe ambasadave u bënë thirrje qytetarëve të dalin në qendrat e votimit.

Sipas shumë analistëve, këto zgjedhje lokale do të jenë hyrje e “ndryshimeve tektonike” në skenën politike të Federatës së Bosnjë e Hercegovinës.

Zgjedhjet në qytetin Mostar janë planifikuar për më 20 dhjetor dhe do të jenë zgjedhjet e para pas 12 viteve.