“Zgjedhja e mashkullit të vitit 2021” këtë vit do të mbahet në Kosovë

TË FUNDIT

Në nëntor të këtij viti për herë të parë në Kosovë do të zgjidhen meshkujt më të suksesshëm të vitit. Revista “Gentleman” dhe “Friday Communications” bëjnë zgjedhjen e “Meshkujve të vitit” të Kosovës.

Pas suksesit që pati kjo ngjarje në Maqedoni, dhe pas ngjarjeve të suksesshme që po mbahen për 4 vite me radhë, ishte normale që kjo histori suksesi të përhapej edhe në rajon.

Organizatorët e kësaj ngjarje thonë se interesimi për eventin po rritet dhe se ishte vetëm çështje kohe që ngjarje të tilla të organizoheshin edhe në rajon. Ngjarje të tillë mbahen në më shumë se 70 vende tjera të botës.

“Jemi të lumtur që këtë vit ngjarjen po e sjellim në Kosovë, dhe së bashku me partnerët tanë do të organizojmë përzgjedhjen e parë zyrtare të Burrave të Vitit në Kosovë. Prishtina në nëntor do të shndërrohet në kryeqytet magjepsës. Interesimi për ngjarjen në vendin tonë tregoi se është koha për të vazhduar suksesin edhe në rajon. Si opsion të parë zgjodhëm Kosovën, për shkak të partnerëve tanë agjencisë Think B, të cilët janë profesionistë të vërtetë në atë që bëjnë dhe janë të përfshirë në një numër të madh ngjarjesh. Qëllimi i kësaj ngjarje është që viteve të ardhshme eventi të zgjerohet edhe në vendet e tjera fqinje, “thanë organizatorët.

Në përzgjedhjen zyrtare të “Meshkujve të vitit në Kosovë” do të përzgjidhen 13 burrat më të suksesshëm gjatë këtij viti, të cilët do të jenë Mashkulli i vitit, Mashkulli me vlera të qëndrueshme, Mashkulli menaxher i vitit, Menaxher i huaj i vitit, Menaxher i ri i vitit, mashkull me arritje më të mëdha kulturore, mashkull me arritje më të mëdha në sport, mashkull me arritje më të mëdha në shoqëri, Mashkulli me stil, Hedonist i vititdhe zgjedhja e mashkullit sipas rrjeteve sociale.

Ngjarja mbështetet nga RTV21 dhe një numër i mediave si Telegrafi, Insajderi dhe shumë të tjerë. Përzgjedhja e Meshkujve të Vitit synon të motivojë njëri-tjetrin në drejtim të lëvizjes së kufijve tanë, të na inkurajojë të marrim vendime pozitive që ndikojnë në cilësinë e jetës dhe punës sonë, duke krijuar një imazh në komunitetin e biznesit. Përzgjedhja zyrtare e Burrave të Vitit do të mbahet në nëntor, duke ditur se Nëntori është muaji për të mbështetur shëndetin mashkullor.

Ja si ishte në përzgjedhjen zyrtare të Burrave të Vitit për vitin 2020 në Maqeoninë e Veriut.