Avokati Arianit Koci është deklaruar pasi Kuvendi i Kosovës zgjodhi sot kryetarin e saj, njofton TV21
Ai tha se ka edhe shumë punë për të bërë.
“Misioni përfundoi. Mirë apo keq, këta jemi ne.
Me rëndësi që Kuvendi me u funksionalizu.
Edhe pse jam i vetëdijshëm që mundem edhe me shumë, vazhdoj me kontribu me të gjitha forcat e mija.
Kemi edhe shumë punë!
Falëmnderit për përkrahjen.
I falënderoj edhe atë që më kanë penguar dhe sharë. Jeta nuk është interesnate pa sharje dhe kritika.
E tash, rendin e kemi ne, votuesit”, shkruan Koci.
Këtij shkrimi Koci ia ka bashkëngjitur edhe fotografinë e qethjes, veprim të cilin e bëri para Kuvendit të Kosovës si shenjë revolte se pse nuk zgjidhej për muaj të tërë kryeparlamentari.
