Zgjatet orari i lëvizjes në Shqipëri

TË FUNDIT

Nga dita e nesërme në Shqipëri ora policore shtyhet me 60 minuta. Ky vendim i Komitetit Teknik të Ekspertëve i datës 27 maj do të lejojë lëvizjen e qytetarëve deri në orën 24 të mbrëmjes, si dhe funksionimin e bareve dhe restoranteve.

Gjithashtu, referuar këtij vendimi, lejohen teatrot dhe pjesëmarrja në aktivitete sportive, por në 30% të kapaciteteve të tyre.

Ky vendim vjen pasi që në Shqipëri ka ulje të të infektuarve me Covid-19 dhe vetëm një pacient të shtruar në Spitalin Infektiv.