Zgjatet afati për pasaportat dhe patentat e shoferit të cilëve ju ka skaduar afati

TË FUNDIT

Ministria e Punëve të Brendshme informon qytëtarët se është zgjatur afati i pasaportave dhe patentave  të shoferit. Afati i këtyre dokumentave personale që tashmë kanë skaduar do të vazhdojë deri më 31 korrik 2020.

Që do thotë qytetatët nuk kanë nevojë që të nxjerrin dokumente të reja të udhëtimit dhe patent shoferi deri më 31 korrik 2020, por përderisa dikush dëshiron të nxjerrë dokumente të reja, shërbimet e MPB-së janë në dispozicion çdo ditë pune.

Përkatësisht, në seancën e 51-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, me propozimin e Ministrisë së Brendshme, si rrjedhojë e gjendjes së jashtëzakonshme të shkaktuar nga pandemia Covid-19, janë miratuar dekrete me fuqi ligjore për pasaporta dhe patet e shoferëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.