Zeman: Rusia u bë irracionale, Putini ndoshta nuk po bën blof

TË FUNDIT

Presidenti çek, Millosh Zeman paralajmëroi se politika ruse po bëhet gjithnjë e më irracionale dhe se ka mundësi që Vladimir Putini të mos bëjë blof kur e kërcënon botën me armë bërthamore.

“Për fat të keq, irracionalizmi është gjithnjë e më i pranishëm në politikën ruse. Pikërisht për këtë nuk guxoj të them se frikësimi me armë bërthamore është vetëm blof. Në fund të fundit, vetë Putini në fjalimin e tij tha qartë: Unë nuk bëj blof”, deklaroi Zeman në intervistë për gazetën ditore çeke “Mllada Fronta Dnes”.

Sipas presidentit çek, mobilizimi i pjesshëm në Rusi është rezultat i mossukseseve ushtarake ruse në Ukrainë dhe theksoi se asnjë vend demokratik nuk mund t’i pranojë referendumet kur ato organizohen nën presion të armatosur.

“Janë të rrezikshme ato kërcënime me armë bërthamore nën një pretekst shumë transparent: këto territore të pushtuara janë ruse pas referendumit dhe në përputhje me doktrinën tonë, ne jemi të detyruar ta mbrojmë territorin rus me çdo armë. Referendumet e organizuara nën presionin e armatosur nuk mund të njihen nga asnjë vend demokratik”, tha Zeman.