Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u bëri thirrje vendeve prodhuese të energjisë të rrisin prodhimin në mënyrë që Rusia të mos përdorë pasurinë e saj të naftës dhe gazit për të “shantazhuar” kombet e tjera.
Duke iu drejtuar konferencës ndërkombëtare të Forumit të Dohas në Katar përmes videos, Zelensky tha gjithashtu se asnjë vend nuk është i siguruar kundër goditjeve nga ndërprerjet në furnizimin me ushqime që ndodhin për shkak të pushtimit rus të vendit të tij.
Zelenskyy në fjalimin e tij video parashikoi një krizë ekonomike në botë nëse Rusia nuk ndalet.
“Shtetet përgjegjëse, veçanërisht shteti i Katarit, ju jeni furnizues të besueshëm dhe me reputacion të burimeve të energjisë. Dhe mund të kontribuoni në stabilizimin e situatës në Evropë. Mund të bëhet shumë për të rivendosur drejtësinë. E ardhmja e Evropës varet nga përpjekjet tuaja. Unë ju bëj thirrje të rrisni prodhimin e energjisë për ta bërë Rusinë të kuptojë se asnjë shtet nuk duhet të përdorë energjinë si armë dhe të shantazhojë botën”, tha Zelenskyy.
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan foli në telefon me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke diskutuar situatën në Ukrainë dhe negociatat midis Moskës dhe Kievit, tha zyra e Erdoganit.
Erdogan i tha homologut të tij se ai kishte ngritur mbështetjen e Turqisë për integritetin territorial të Ukrainës në një samit të fundit të NATO-s.
Ka mbërritur në Ukrainë, dërgesa e parë e armëve anti-tank. Bëhet fjalë për “matadorët”, të cilët sipas prodhuesit gjerman, janë të aftë të shkatërrojnë edhe tanket.
Gjermania dërgoi të shtunën 2650 armë të tilla. Qeveria gjermane ka premtuar se do të furnizojë Ukrainën me 5100 armë anti-tank, ndërsa pjesa tjetër është ende duke u prodhuar dhe pritet të dërgohet në Ukrainë në fund të muajit.
Sipas informacioneve nga BILD, këto armë i kanë kushtuar Ukrainës 25 milionë euro. Kërkesa nga Kievi u bë të premten më 18 mars dhe u miratua nga agjencia e eksporteve të hënën më 21 mars, tha një deklaratë ministri i ekonomisë, Robert Gabek.
Qeveria britanike ka vendosur sanksione ndaj 65 individëve dhe kompanive të tjera në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.
Ato përfshijnë prodhuesin rus të armëve Kronstadt si prodhues i dronëve të armatosur Orion dhe mjeteve të tjera ajrore pa pilot, sipas një përditësimi nga Ministria e Mbrojtjes.
“Këto sisteme janë përdorur gjerësisht në pushtimin rus të Ukrainës,” thuhet në deklaratë, e cila bazohet në informacionin nga shërbimet e inteligjencës britanike.
Lufta në Ukrainë ka vrarë 136 fëmijë deri më tani, tha të shtunën zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës në një mesazh në aplikacionin Telegram.
Nga totali, 64 fëmijë janë vrarë në rajonin e Kievit, ndërsa 50 fëmijë të tjerë kanë vdekur në rajonin e Donjeck, tha zyra. Ata ka shtuar se numri i fëmijëve të plagosur ishte 199.
Sipas raportit të Zyrës së Prokurorit, 570 institucione arsimore janë dëmtuar nga bombardimet ruse, 73 prej të cilave janë shkatërruar krejtësisht./21Media
