Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, duke folur në parlamentin lituanez sot tha se ka mijëra viktima dhe qindra raste të torturave brutale që po zbulohen në zonat e rifituara nga Ukraina.
“Varre të reja masive gjenden pothuajse çdo ditë. Trupat vazhdojnë të gjenden në kanale dhe bodrume”, tha ai.
Zyrtarët në Kiev do të vazhdojnë të hetojnë krimet e luftës të kryera nga ushtria ruse, u tha Zelensky deputetëve lituanez, raporton BBC.
Ai është i sigurt se Rusia do t’i mohojë akuzat, por krimet do të jenë në ndërgjegjen e propagandistëve rusë.
Prokurorët ukrainas kanë thënë sot se gjashtë persona janë gjetur të vrarë me armë zjarri në një bodrum të një ndërtese në Kiev.
Rusia ka mohuar vazhdimisht akuzat për krime lufte dhe ka fajësuar Ukrainën./21Media
