Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se lufta në Ukrainë mund të zgjidhet vetëm përmes diplomacisë.
Zelensky sugjeroi se vendi i tij mund të ishte fitimtar në fushën e betejës por se gjërat do të ndaleshin përfundimisht “në tryezën e bisedimeve”, shkruan BBC
”Konflikti do të jetë i përgjakshëm, do të ketë luftime, por do të përfundojë përfundimisht vetëm përmes diplomacisë”, tha Zelensky.
Tutje ai tregoi se kjo nuk do të ishte e lehtë pasi asnjëra palë nuk dëshiron të heq dorë nga asgjë.
Të martën, negociatori kryesor i Kievit, Mykhaylo Podolyak tha se bisedimet ishin në pritje./21Media
