Zelensky thotë se mund të bëjë lëshime territoriale për t’i dhënë fund l’uftës

TË FUNDIT

Presidenti i Ukrainës, Vlodymyr Zelensky, për herë të parë ka thënë se është i gatshëm t’i lëshojë territor Rusisë për t’i dhënë fund luftës.

Presidenti ukrainas u shpreh se vendi i tij mund të heqë dorë nga territori i pushtuar nga Rusia përkohësisht në këmbim që territori që e kontrollon Ukraina të futet në “ombrellën e NATO-s”.

Ai shtoi se Kievi më vonë mund të negociojë “diplomatikisht” kthimin e territorit në lindje që është aktualisht nën kontrollin rus, pasi të jetë rënë dakord për armëpushim.

“Nëse duam të ndalojmë fazën e nxehtë të luftës, duhet ta fusim nën ombrellën e NATO-s territorin e Ukrainës që kemi nën kontrollin tonë”, ka thënë Zelensky në një intervistë për Sky News.

“Kjo është ajo që duhet të bëjmë shpejt, dhe më pas Ukraina mund të marrë përsëri pjesën tjetër të territorit në mënyrë diplomatike”, shtoi ai.